Albano më në fund bën paqe me Rominën

28/07/2014 00:00

Albano më në fund ka bërë paqe me Rominën duke nisur një “jetë të dytë” me njëri-tjetrin. Më 5 gusht në Spanjë, Albano së bashku me ish-bashkëshorten e tij Romina Power do të performojnë në një koncert. Këtë lajm Albano e ka bërë të ditur për revistën “Gente”.

“Do të këndojmë “Felicita” sepse sot ka një sens. Tensioni mes nesh është venitur. Gruaja që më bëri një luftë absurde tashmë i ka ulur shpatat. Atmosfera në të cilën ndodhem është e shëndetshme, e qetë dhe i bën mirë shpirtit dhe zemrës. Është një jetë e re me të. Një kapitull që bazohet mbi faktin që e keqja tashmë ka kaluar. Që fëmijët janë të lumtur dhe tashmë tek unë nuk shikon një armik dhe unë tek ajo nuk shikoj një armike”, tha Albano.

I pyetur për faktin nëse do të riktheheshin si çift në Festivalin e Sanremos, ai tha: “Të dalim në një skenë na bën që të përjetojmë nostalgjinë dhe të kujtojmë momentet fantastike të një dashurie të pastër. Por, unë e theksoj që jam solist dhe do të dal në pension si solist. Dhe nëse do të rikthehem në Festival do ta bëj kështu: unë, zëri im, një këngë dhe gara”, tha Albano.

FOTO GALERI
1/7
Albano më në fund bën paqe me Rominën

Top Channel