SHBA, vetëtima godet 1 person, panik në plazh

28/07/2014 00:00

Një person ka vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur, pas goditjes së marrë nga vetëtimat në një plazh të tejmbushur në Los Angeles të Kalifornisë.

Vetëtima goditi gjatë një stuhie të rrallë gjatë stinës së verës, duke përhapur panik mes pushuesve dhe plazhistëve.

Rojet e plazhit u shpërndanë përgjatë plazhit për të trajtuar të plagosurit, shumica e të cilëve e morën ndihmën e parë në vendngjarje.

Ndërsa në Kaliforni, ekipet e emergjencave po luftojnë për të mos lejuar përhapjen e zjarreve, të cilat kërcënojnë me qindra shtëpi.

Të paktën 14 shtëpi raportohen të jenë shkatërruar nga zjarret, të cilat kanë shpërthyer nëpër pyjet e prekur nga thatësira.

Një zjarr në Sakramento është përhapur shumë, në një zonë prej rreth 1600 hektarësh, ndërsa një tjetër rrezikon shtëpitë përreth Parkut Kombëtar të Josemitit.

Top Channel