Scarlett mposht Johnsonin dhe Irinën

28/07/2014 00:00

Scarlett Johansson është ngjitur menjëherë në krye të renditjes së filmave më të shikuar këtë fundjavë, krahasuar me Dwayne “The Rock” Johnsonin në rolin e Herkulit, me të cilin luan edhe modelja ruse Irina Shayk.

“Lucy”, siç e ka emrin Johansson në rolin e saj të filmit thriller-aksion, që flet për një grua, e cila arrin të përdorë fuqi të pashfrytëzuara deri më tani të trurit, arriti të korrte plot 44 milionë dollarë në SHBA dhe Kanada përgjatë fundjavës, sipas shifrave të studios kinematografike.

Ndërkohë, “Herkuli”, në rolin e të cilit është Johnson, arriti vetëm 29 milionë dollarë të ardhura që prej së premtes e deri të dielën.

Shpërndarësi i filmave, “Paramount” bëri të ditur se të ardhurat ishin brenda pritshmërive. “Është ekzaktësisht ajo që kishim shpresuar të arrinim”, tha Megan Colligan, kreu i shpërndarjes dhe marketingut vendas në “Paramount Pictures”.

Filmat me më shumë të ardhura këtë fundjavë në SHBA e Kanada

1. Lucy – 44 mln dollarë
2. Hercules – 29 mln USD
3. Dawn of the Planet of the Apes – 16.4 mln USD
4. The Purge: Anarchy – 9.9 mln USD
5. Planes: Fire & Rescue – 9.3 mln USD

Top Channel