Kaka’ shënon në debutimin me Sao Paulon

28/07/2014 00:00

Ka nisur zyrtarisht aventura e re e brazilianit Kaka’ larg Europës dhe Milanit. Fituesi i Topit të Artë në vitin 2007 ka debutuar me fanelën e Sao Paulos në Brasileirao dhe shënoi në humbjen e skuadrës së tij me rezultatin 2-1 nga Goiasi.

Kur duheshin edhe 15 minuta nga fundi i ndeshjes (Sao Paulo ishte në disavantazhin e dy golave) erdhi goli i Kaka’, i cili përfitoi nga një gabim i mbrojtësit për të goditur me të majtën i vetëm përballë portierit.

Kjo ishte hera e parë pas 11 vitesh që braziliani luante me fanelën e San Paolos, skuadër në të cilën luan edhe ish-sulmuesi tjetër i Milanit, Alexandre Pato.

Top Channel