Cavalli, pushime në Ibiza me të dashurën 26-vjeçare

28/07/2014 00:00

Stilisti italian Roberto Cavalli, 73 vjeç, po kalon disa ditë pushimi me të dashurën Lina Nilson, 26 vjeçe, në Ibiza, me një mega jaht. Ata dukeshin të relaksuar nën shoqërinë e njëri-tjetrit dhe shkëmbenin përkëdhelje dhe puthje.

Dizajneri i famshëm mbante veshur pantallona të shkurtra xhinse. Në bordin e jahtit ndodheshin edhe miqtë më besnikë të Cavallit dhe partneres së tij, 3 qentë e tyre. Çifti u takua në vitin 2008.

Gjatë një interviste për revistën “Vogue”, stilisti i famshëm Cavalli ka kritikuar stilin e Dukeshës së Kembrixhit. “Ajo duhet të jetë shumë më tërheqëse me stilin dhe zgjedhjet e saj. Një Princeshë duhet të jetë sexy. Kate është e re , e bukur dhe do të dëshiroja të krijoja diçka speciale për të”, tha Roberto Cavalli.

FOTO GALERI
1/11
Cavalli, pushime në Ibiza me të dashurën 26-vjeçare

Top Channel