Ja pse nuk duhet të nguroni të hidheni në pishina

28/07/2014 00:00

Të hidhesh nga një lartësi e madhe në pishinë gjithnjë është e frikshme dhe ngurimi i madh.

Një video e postuar në rrjetet sociale tregon një vajzë të re në Idaho të Shteteve të Bashkuara e cila zgjedh momentin e gabuar për të ndryshuar mendim për të mos u hedhur nga trampolina rreth 7 metër e lartë.

E reja në hapin e fundit nguron dhe kapet pas hekurave rrethues me shpresën se nuk do të binte poshtë. Kjo rezultoi një ide e keqe, pasi vajza humbet kontrollin dhe bie frikshëm pa kontroll poshtë. Për fat të keq para se të bjerë në pishinë, vajza përplaset me bark në trampolinën që ishte më poshtë dhe pastaj përfundon në ujë.

Fatmirësisht i gjithë aksidenti përveç frikës tek pushuesit e tjerë dhe disa dëmtimeve të lehta për vajzën nuk kishte pasoja serioze.

Top Channel