“Katar 2022”, punëtorët nuk marrin pagat

29/07/2014 00:00

Organizatorët e Kampionatit Botëror “Katar 2022” thonë se ndihen të turperuar me pretendimet e punëtorëve emigrantë të cilët janë ende duke pritur për t’u paguar.

Sipas “The Guardian” punëtorët nga Nepali, Sri Lanka dhe India shprehen se nuk kanë marrë pagat që prej 13 muajsh pas falimentimit të kontraktuesit.  

Në muajin maj, Katari u zotua për të përmirësuar të drejtat e punëtorëve mes alarmit në rritje për trajtimin e tyre, por hetimi nga gazeta britanike hodhi poshtë pretendimet e Katarit, pasi punëtorët nuk kanë marrë ende pagat.

Në një deklaratë të lëshuar gjatë ditës së hënë zyrtarët në Katar thanë se ndjehen shumë të tronditur me trajtimin e punëtorëve nga kontraktuesi Lee Trading.

Aktivistët e të Drejtave të Njeriut kanë akuzuar se sistemi i sponsorizimit është i ngjashëm me skllavërinë moderne. Katari i përball me një fluks emigrantësh, të cilët tashmë përbëjnë pjesën më të madhe të fuqisë punëtore në vend.

Gati 200 emigrantë nga Nepali janë raportuar të kenë vdekur gjatë vitit të kaluar dukë punuar në projektet e ndërtimit në Katër.

Top Channel