Eva Herzigova me pushime në Sardenja

29/07/2014 00:00

Një ndër modelet më të famshme të të gjitha kohërave, çekja Eva Herzigova ka zgjedhur Sardenjën për të kaluar momente të bukura nën shoqërinë e partnerit të saj.

Modelja është parë tejet e  lumtur në krahët e Gregorio Marsiaj me të cilin është e lidhur që prej viti 2001 dhe kanë tre fëmijë.
 
Edhe pse më parë, bukuroshja 41-vjeçarja ishte shprehur se i pëlqen shumë jeta e saj si nënë dhe tmerrohet kur mendon se djemtë e saj do të largohen një ditë nga shtëpia, këtë herë ka zgjedhur të jetë nën shoqërinë e Marsiaj dhe të disa miqve.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel