Vlorë, digjet makina e gazetarit

29/07/2014 00:00

Një automjet është djegur qëllimisht në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Vlorës. Automjeti ishte në pronësi të shtetasit Gentian Bellaj, një gazetar i njohur në qytetin bregdetar.

Ngjarja ndodhi në hyrje të qytetit të Vlorës, rreth 200 metra larg Drejtorisë së Policisë së këtij qarku. Sipas gazetarit, kjo është hera e dytë që automjetet në pronësi të tij digjen. Rasti i parë ndohi tre vite më parë.

Policia ka nisur hetimin për këtë ngjarje, ndërsa i dëmtuari tregon se nuk ka asnjë konflikt personal apo familjar dhe se ngjarjen e lidh me profesionin e tij si gazetar.

Top Channel