Ky mund të ishte sulmues i kombëtares turke

29/07/2014 00:00

Politika nuk është e vetmja fushë “me talent” e kryeministrit turk, Recep Taip Erdogan.

Kreu i qeverisë turke tregoi aftësitë e tij sulmuese në një ndeshje futbolli mes ish-futbollistësh, artistësh e politikanësh në përurimin e një stadiumit të ri në Turqi.

Ish-kryeministri turk në të shkuarën ka luajtur për pak kohë në futbollin profesionist, ndonëse në ligat inferiore turke. Aftësitë e tij në fushë, ndonëse dukshëm i toleruar nga mbrojtësit dhe portieri kundërshtar, ai i tregoi në golin e parë kur goditi me të jashtmen me të jashtmen e së djathtës, ndërsa i dyti ishte një parabol e ekzekutuar me të majtën. Goli i tretë ishte akoma më i thjeshtë për t’u ekzekutuar.

Top Channel