“Edhe pas kancerit të gjirit mund të jesh sexy”

29/07/2014 00:00

Kylie Minogue duket e bukur si gjithmonë në kopertinën e “GQ Italia”. “Jam një ndër 46-vjeçaret që dëshiron të jetë “sexy”, sikurse çdo grua e moshës sime”, thotë Minogue.

Këngëtarja kujton edhe momentet e saj të vështira dhe luftën ndaj kancerit të gjirit 10 vjet më parë.  “Nëse i kam dhënë kurajo dikujt duke thënë që mund të jesh femërore dhe sexy edhe pas kancerit, kjo është një vlerë që mund ta vendos në krah të një disku platin”, thotë popstari australian.

“E dashuroj sensualitetin dhe mendoj se të shfaqurit në mënyrë sa më delikate të jep më shumë pushtet. Fantazitë mund të jenë shumë më të fuqishme, por gratë sot mund të bëjnë çfarë të dëshirojnë dhe unë nuk i gjykoj”, thotë Minogue.

FOTO GALERI
1/7
Edhe pas kancerit të gjirit mund të jesh sexy

Top Channel