Hera e parë e Realit me fanelën rozë
29/07/2014 00:00
Real Madrid do të prezantojë për herë të parë fanelën rozë të këtij sezoni dhe këtë gjë do e bëjë në ndeshjen përballë Romës që do të zhvillohet në Dallas (SHBA), në orën 03:15.
Ngjyra rozë nuk ka qenë kurrë në fanelën e Realit në 112 vite histori të klubit madrilen dhe zgjedhja e saj ka habitur të gjithë tifozët.
Në këtë takim trajneri Ancelotti ka konfirmuar se do të luajnë Casillas, Ramos, Coentrao, Modric dhe Xabi Alonso.
Realit i vlen vetëm fitorja nëse kërkon të luajë në finalen e 4 gushtit të Guiness Cup.
Top Channel