Trafiku i armëve për në Korenë e Veriut

29/07/2014 00:00

Këshilli i Sigurimit i OKB-së e futi në listën e zezë operatorin e anijes koreano-veriore, të kapur Korrikun e vitit 2013 pranë kanalit të Panamasë, me armë kubane në bord.

Lëvizja e Kombeve të Bashkuara nënkupton se “Ocean Maritime Management”, me seli në Penian, tani është subjekt i një ngrirjeje të aseteve ndërkombëtare dhe ndalim udhëtimi.

Kompania ka në menaxhim anijen “Chong Chon Gang”, e cila u gjet me armë të periudhës sovjetike, të fshehur nën thasë sheqeri. Sanksionet e OKB-së ndaj vendit komunist e ndalojnë dërgimin e armëve në Korenë e Veriut.

Top Channel