Zoe Saldana pozon krejtësisht nudo

29/07/2014 00:00

Aktorja Zoe Saldana ka pozuar krejtësisht nudo në kopertinën e revistës ‘Women’s Health’.

36-vjeçarja ka deklaruar në intervistë se trupi i saj ka filluar të ndryshojë: “Trupi im është më pak i tonifikuar. Shihem në pasqyrë dhe vë re gjëra që nuk më pëlqejnë. Por, më duhet ta pranoj që jam në një moshë kur trupi nis të ndryshojë.”

Zoe pranon se gjatë vitit të fundit e ka ulur ritmin e stërvitjes: “Kam nisur ta lë pak veten pas dore. Trupi më kërkonte një ritëm më të ulët dhe kjo gjë më mërziti pasi kam një shpirt atleti.”

Gjithsesi, duke parë fotot e mëposhtme duket se shqetësimi i aktores është krejtësisht i pabazë pasi duket të jetë në formë të shkëlqyer.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel