Posteri promovues polemik i Paramount Australia

29/07/2014 00:00

Paramount Australia ka ngjallur polemika me posterin promovues të filmit ‘Teenage Mutant Ninja Turtles’. Posteri i filmit që do të shfaqet për herë të parë në Australi në datën 11 Shtator tregon 4 heronjtë që bien nga një ndërtesë në flakë.

Fotoja që është shpërndarë nëpërmjet faqes zyrtare në Twitter të Paramount Australia ka zemëruar fansat pasi është shumë e ngjashme vizualisht me sulmet terroriste të 11 Shtatorit 2001në Amerikë që vranë 2996 persona.

Filmi ku do të interpretojnë Megan Fox dhe Johnny Knoxville do të shfaqet në gusht në SHBA, në tetor në Europë dhe në nëntor në Australi, pikërisht 13 vite pasi 19 persona rrëmbyen 4 aeroplanë dhe kryen sulmet vdedkjeprurëse të 11 Shtatorit.

Një përdorues i Twitter-it shkroi: “Pra, kush do të pushohet nga puna për këtë poster? 11 Shtator? Ndërtesa që shpërthejnë? Njerëz që bien prej tyre? Seriozisht e keni?”

FOTO GALERI
1/1

Top Channel