Vdes piloti i fundit i bombës atomike

30/07/2014 00:00

Theodore Van Kirk, anëtari i fundit i ekuipazhit ajror amerikan që lëshoi bombën atomike në Hiroshima, i cili ishte ende gjallë, është ndarë nga jeta në Georgia të Shteteve të Bashkuara në moshën 93 vjeçare.

Van Kirk ishte 24 vjeç kur ai u caktua anëtar i ekuipazhit të ‘Enola Gay’, mjetit fluturues që lëshoi bombën atomike, më 6 gusht të vitit 1945, nga e cila mbetën të vdekur rreth 140 mijë persona.

Më parë, Van Kirk ishte shprehur se nuk kishte asnjë keqardhje për misionin që ai kreu, duke thënë se ai kishte ndihmuar për t’i dhënë fund Luftës së Dytë Botërore.

Djali i tij, Tom Van Kirk u shpreh se deri në fund të jetës Theodore ishte aktiv. “Unë e di se ai ishte i njohur si një hero, por për ne ai ishte një baba i madh”.

Top Channel