Guiness Cup, Man. United mposht Interin

30/07/2014 00:00

Megjithëse është vetëm një turne veror ekipet pjesëmarrëse e kanë vlerësuar në maksimum “Guiness Cup”, duke zhvilluar ndeshje me ritëm të lartë. E tillë ishte edhe Inter-Manchester United.

Pasi mundën me 11-metërsha Realin e Madridit, italianët nuk ia kanë arritur të bëjnë të njëjtën gjë edhe me Manchester United, të drejtuar tashmë nga holandezi i suksesshëm Van Gaal.

Koha e rregullt u mbyll me rrjeta të paprekura, pavarësisht lojës me raste për shënim për të dyja ekipet.

Gjatë ekzekutimit të penalltive anglezët u treguan tepër të saktë, duke mos gabuar asnjëherë, ndërsa për italianët ishte Marco Andreolli që e dërgoi topin në traversë.

Pas kësaj ndeshjeje Manchester gjendet në vend të parë me dy fitore.

Top Channel