Guiness Cup, ndaj Realit vendos Totti

30/07/2014 00:00

Nënkampionët e Italisë kanë arritur të fitojnë minimalisht 1-0 ndaj Realit të Madridit, ndeshja ishte e  vlefshme për “Guiness Cup” që është duke u zhvilluar në Shtetet e Bashkuara.

Rudi Garcia hodhi në fushën e lojës formacionin më të mirë të tij, duke aktivizuar edhe blerjet më të reja, Ashley Cole dhe Iturbe.
Ndërsa në formacionin e Realit mungonte Ronaldo si edhe kolumbiani i afruar gjatë merkatos së verës, James Rodriguez.

Njeriu i ndeshjes ishte legjenda e Romës, Francesco Totti, i cili ishte autori i golit të vetëm.

Ndeshjen e fundit Roma do ta luajë ndaj Interit, ndërsa Reali do të ndeshet më Manchester United, i cili deri tani ka koleksionuar dy fitore.  

Top Channel