Ekonomia, jo më e varur nga emigrantët

30/07/2014 00:00

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmetaj tha se pas rënies së industrisë së ndërtimit dhe remitancave të emigrantëve, ekonomia do të duhet të ngrihet mbi burime të reja si bujqësia, turizmi, industritë e mekanikës apo manifaktura.

“Kemi 3.500 vende të reja pune në industrinë fasone për shkak të asaj pakete dhe duhet ta kthejmë atë në mënyrën e komunikimit të përditshëm me sipërmarrjen. Nëse e bëjmë këtë, 3.500 do të bëhen 35 mijë dhe 35 mijë 350 mijë”, deklaroi Ahmetaj.

Ahmetaj tha se shenjat e para të përmirësimit të situatës ekonomike janë rritja e fuqisë blerëse, eksportit dhe investimeve të huaja. Për të përshpejtuar proçedurat për biznesin, Ahmetaj tha se qeveria synon bashkimin e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit më atë të liçencimit.

“Kemi marrë iniciativën për të bashkuar dy institucionet, QKR dhe QKL. Arsyeja për këtë nismë është e madhe, afatgjatë dhe për të thjeshtësuar numrin e ecejakeve të sipërmarrjes në favor të kohës së tyre produktive dhe në favor të rritjes së cilësisë së shërbimit ndaj sipërmarrjes”, tha Ahmetaj.

Top Channel