Një punonjës policie i komisariatit Malësi e Madhe, Kastriot Preçi, 50 vjeç, është plagosur mbrëmë në orët e vona në fshatin Hot gjatë një aksioni për të arrestuar disa persona që dyshohet se po kryenin disa vjedhje në zonën në fjalë.

Punonjësi i policisë është qëlluar me një plumb në dorë në momentin që ai së bashku me dy punonjës të tjerë të policisë po zbrisnin nga makina në afërsi të shinave të trenit.

Sipas policisë, gjendja shëndetësore e punonjësit të policisë është jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që është duke u punuar për identifikimin e kapjen e autorëve.

Top Channel