Maradona i dehur përpara gazetarëve

30/07/2014 00:00

Në Argjentinë dhe kudo kjo intervistë e Maradonës nuk është surprizë.

Gazetarët qëndruan jashtë restorantit derisa legjenda e futbollit botëror doli rreth orës 3:00. Maradona ishte i dehur dhe dukej se kishte vështirësi në të folur duke e bërë pauza të gjata.
 
Ai vendosi që të ndalojë përpara mikrofonëve duke akuzuar sërish ish të dashurën. Rreth një muaj më parë Maradona e kishte akuzuar Rocìo Olivian për vjedhje të disa objekteve me vlerë.   

Ai e akuzon Olivian edhe për një incident në shtëpinë e prindërve të tij, ku sipas legjendës së futbollit ai tashmë ka humbur të gjitha kujtimet e mamasë së tij.

Top Channel