Fshatrat kundër bashkimit me Durrësin

30/07/2014 00:00

Kundërshtohet kalimi i Gjirit të Lalzit dhe fshatrave të komunës Ishëm nën administrimin e bashkisë së Durrësit. Dhjetëra banorë të fshatrave të kësaj komune janë ngritur në proteste kundër reformës dhe ndarjes së re administrativo-territoriale.

Distanca e madhe me qytetin e Durrësit, si dhe dhe problemet që do të shkaktojë ajo në marrjen e shërbimeve bazë administrative-sociale për banorët e zonës mbetet shqetësimi kryesor.

Sipas banorëve, komuna i plotëson të gjitha kriteret për të qenë njësi më vete vendore, megjithatë ata propozojnë një zgjerim të territorit të saj në kuadër të reformës territoriale, duke kaluar në nivel bashkie me marrjen nën administrim të fshatrave të Manzës dhe Maminasit, zona më të afërta me të.

Komuna që numëron mbi 8.000 banorë, kryesisht autoktonë, ka nën administrim një nga perlat e bregdetit shqiptar, Gjirin e Lalzit, që vetëm vitet e fundit ka nisur të gjenerojë të ardhura nga zhvillimi i turizmit dhe t’i përdorë ato në përmirësimin e infrastrukturës publike të komunës, që kufizohet me tokë nga komunat e Prezës dhe Thumanës, ndërsa në perëndim nga deti Adriatik.

Top Channel