SHBA-Irak, 700 mln USD furnizime raketash

30/07/2014 00:00

Departamenti amerikan i Shtetit ka miratuar shitjen e 5000 raketave, që mund të hidhen nga ajri në tokë, ndaj Irakut, teksa Bagdadi po përpiqet të zmbrapsë forcat e ekstremistëve islamik të ISIS-ISIL.

Marrëveshja kap shifrat e 700 milionë dollarëve, bën të ditur Agjencia për Bashkëpunimin Mbrojtje-Siguri, ditën e martë.

Iraku kishte kërkuar 5000 raketa ajër-tokë, të cilat prodhohen nga firma “Lockheed Martin Corp”, si dhe u mundëson helikopterëve të luftojnë tanket apo mjete të tjera të blinduara. Ngarkesa me raketa shumë më të vogla për nga impakti, janë dërguar tashmë në Irak.

Pjesët, stërvitja dhe mbështetja logjistike janë gjithashtu pjesë e marrëveshjes së re. Ushtria irakene, e stërvitur nga SHBA-të dhe e furnizuar prej tyre, sa vjen e po shthur kryengritjen e sunitëve, të cilët kanë zaptuar pjesë të konsiderueshme të Irakut verior dhe perëndimor.

Top Channel