Indi, tragjedi nga rrëshqitja e tokës
30/07/2014 00:00
Rrëshqitja e një masivi dheu në Perëndim të Indisë ka mbuluar në baltë të paktën 40 shtëpi e 150 persona dyshohen të jenë bllokuar prej saj.
Ekipet e ndërhyrjes së shpejtë janë nisur drejt fshatit Malin, të rajonit Pune, ku ndodhi incidenti. Ndërkohë, banorët e zonës kanë nisur të kërkojnë vetë për të mbijetuar.
Shkak i rrëshqitjes së tokës janë bërë reshjet e dendura të ditëve të fundit. Në disa pjesë të Indisë, episode të tilla janë të zakonshme gjatë sezonit të musoneve dhe shirave, që nisin nga Qershori e vazhdojnë deri në Shtator.
Top Channel