Monitor që “korrigjon” shikimin

30/07/2014 00:00

Inxhinierët informaticienë kanë ndërtuar një prototip monitori kompjuterik i cili “korrigjon” problemet me shikimin për një grup individësh.

I gjithë sistemi funksionon nëpërmjet një programimi të atillë që kombinon dritën e çdo pikseli në ekran bazuar në përshkrimin e syzeve që ka përdoruesi.

Zbulimi i takon një grupi inxhinierësh të Universitetit të Kalifornisë dhe të Institutit të Teknologjisë së Masaçusets. Ekipi që realizoi këtë prototip ekrani thotë se ky model dhe kjo teknologji mund të ndihmojë miliona persona në mbarë botën të cilët kanë nevojë për lente korrektive për të përdorur pajisjet dixhitale.

Sipas një studimi rreth 40 përqind e popullsisë globale ka nëvojë për lente korrektuese përballë monitorëve dhe shifrat sa vijnë e rritën gjithnjë e më shumë.

Top Channel