Avioni, Ukraina: Rebelët kanë minuar zonën

30/07/2014 00:00

Synimi i hetuesve ndërkombëtarë, për të shkuar e për të kryer detyrat e tyre në vendin e rrëzimit të avionit malajzian, pësoi një tjetër goditje gjatë së mërkurës, apo atë që zyrtarët ukrainas e konsiderojnë si minim të zonës.

Këshilli Kombëtar për Sigurinë dhe Mbrojtjen i Ukrainës pretendon se “tërroristët” – termi me të cilin i drejtohen rebelëve pro-rusë në Lindje të vendit, – kanë ngritur pozicione qitjeje dhe kanë minuar tokën, në rrugën që të çon në vendin e rrëzimit të fluturimit MH17 të “Malaysia Airlines”.

Kjo e bën punën e ekspertëve ndërkombëtarë “të pamundur”, bën të ditur agjencia. Hetuesit holandezë në Ukrainë nuk kanë përmendur minat, në mënyrë specifike, por njoftuan të mërkurën se kushtet e pasigurisë e mbajnë kontigjentin në fjalë larg zonës së rrëzimit të avionit, për të katërtën ditë radhazi.

Vendimi i holandezëve, për të qëndruar larg vendit, është i pavarur në krahasim me zgjedhjet që mund të bëjnë vëzhgues të tjerë ndërkombëtarë, përfshi ata nga Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Europë (OSBE).

Por, gjatë 3 ditëve të kaluara, OSBE ishte bashkuar me ekipin prej 50 vetësh të hetuesve holandezë dhe australianë, në deklaratat e bëra që rajoni është shumë i rrëzikshëm për të punuar në të.

Hetuesit holandezë duhet ende të hedhin sytë mbi mbetjet e avionit apo mbetjet e viktimave, pasi besojnë se janë ende të shpërndara në fushën e madhe të mbeturinave, pranë fshatit Torez.

Top Channel