Ekonomia amerikane u rrit me 4%

30/07/2014 00:00

Ekonomia amerikane u rrit në kuotë vjetore me 4 për qind gjatë periudhës prill-qershor, tregojnë të dhënat e fundit të publikuara nga Departamenti i Tregtisë.

Shpenzimet për konsum, që përbëjnë deri në dy të tretat e aktivitetit ekonomik të Shteteve të Bashkuara, u rritën me 2.5%. Ndërsa shpenzimet e bizneseve u rritën me 14 për qind në ekonominë më të madhe të botës, me kompanitë që rishikuan inventaret e tyre.

Rritja gjatë tremujorit të dytë shkon në drejtimin e kundërt të kontraktimit ekonomik të verifikuar më herët gjatë vitit. Ndërkohë, matur në baza tremujore, GDP-ja u rrit me 1 për qind.

Në tremujorin e mëparshëm, nga janari në mars, ekonomia amerikane u tkurr me 2.1 për qind në bazë vjetore, si rezultat i motit të keq.

Gjithësesi, edhe me reagimin pozitiv, dimëri ka gjasa të jetë faktori kryesor ndikues që do të bëjë që rritja për këtë vit të jetë 1.6 për qind, më pak se në vitin 2013.

Kjo mund ta detyrojë Rezervën Federale, që këtë të mërkurë i dha fund një mbledhjeje dyditore, që të vazhdojë të mbajë të ulëta normat e interesit për një periudhë të zgjatur deri në vitin 2015.

Megjithatë, në tërësi, raporti ishte mjaftueshëm i fortë që banka qendrore amerikane të vazhdojë të përshtasë blerjet mujore të bondeve.

Top Channel