Ukrainë, ushtria merr qytetin strategjik

30/07/2014 00:00

Ushtria ukrainase deklaron se ka marrë nën kontroll një qytet kyç në afërsi të bastionit të rebelëve, Donetsk, teksa luftimet në lindje intensifikohen.

Separatistët pro-rusë u dëbuan nga Avdivka ditën e mërkurë, deklaroi ushtria. Qyteti strategjik ndodhet në afërsi të aeroportit dhe stacionit të trenit në Donetsk. Luftimet përreth këtij qyteti kanë penguar sërish ekspertët ndërkombëtarë që të arrijnë vendin ku u rrëzua avioni i Malaysia Airlines.

Autoritetet lokale deklaruan të mërkurën se 19 persona ishin vrarë në luftimet e 24 orëve të fundit. Ukraina deklaron se trupat e saj kanë hyrë edhe në qytetet Shaktar dhe Rorez, po në rajonin e Donetskut, si dhe në Lutuine, në rajonin e Luhanskut.

Në një raport të 3 muajve luftime mes forcave qeveritare dhe rebelëve separatistë, të cilët kanë formuar “republikat” pro-ruse në Lindje të vendit, Kombet e Bashkuara bënë të ditur se më shumë se 1100 vetë janë vrarë.

Komisionerja e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, Navi Pillay, tha se luftimet gjithnjë e në rritje në rajonet e Donjeckut dhe Luhanskut kanë qenë ekstremisht alarmuese, ndërsa e cilësoi rrëzimin e avionit malajzian, më 17 Korrik, si një “krim të mundshëm lufte”.

Liderët e Perëndimit thonë me siguri se rebelët e kanë goditur avionit thuajse nga ngatërresa, me një raketë të furnizuar nga Rusia, tokë-ajër. Rusia akuzon Kievin dhe e bën përgjegjëse për këtë incident.

Top Channel