Superkupa e Europës i besohet Clattenburg

30/07/2014 00:00

Anglezi Mark Clattenburg do të gjykojë Superkupën tërësisht spanjolle të Europës, atë që do të zhvillohet mes Realit të Madridit, si fitues i Champions League, dhe Sevillas, si fituese e Europa League, në stadiumin e Kardifit, në Uells, të martën më 12 Gusht.

39-vjeçari Clattenburg është gjyqtar ndërkombëtar që prej 2006-s, dhe ka gjykuar në 46 ndeshje zyrtare të UEFA-s gjatë karrierës së tij, ashtu sikurse edhe në një numër të konsiderueshëm përballjesh të niveleve të larta në Premier League.

Sezonin e kaluar, Clattenburg gjykoi në 5 ndeshje të Champions-it, përfshi çerekfinalen e parë mes Realit të Madridit dhe Borussias së Dortmundit. Ai ishte gjyqtar edhe në takimin e dytë të gjysmëfinales së Europa League, mes Juventusit dhe Benfikës. Por, në vitin 2012 ai drejtoi edhe finalen e Lojrave Olimpike, gjithnjë sa i përket futbollit, mes Meksikës dhe Brazilit në “Wembley”.

Top Channel