Miranda, menefregiste ndaj sherrit Bloom-Bieber

30/07/2014 00:00

E ndërsa ish-bashkëshorti i saj Orlando Bloom ishte përfshirë në një përplasje fizike me Justin Bieber, në një restorant në Ibiza, të mërkurën, 31-vjeçarja Miranda Kerr duket se ka dashur t’i japë një mesazh “antikut” Bloom.

Justin Bieber, pas grindjes dhe grushtit të marrë nga aktori i Hollivudit, i ishte drejtuar atij me një fjali thumbuese “Përshëndete Mirandën nga ana ime”. Mendohet se këngëtari 20-vjeçar i është afruar së tepërmi modeles, gjatë një party në një hotel të Nju Jorkut, menjëherë pasi ish-modelja e Victoria’s Secret kishte mbaruar shfaqjen në vitin 2012, ndërkohë që kishte qenë ende e martuar me Bloom.

Megjithatë, Kerr duket se ka dashur t’i kthejë shpinën ish-bashkëshortit të saj, duke mos u interesuar aspak për atë që kishte ndodhur, por thjesht sa ka postuar dy foto, njërën duke ecur me fëmijën e saj, ndërsa te tjetra, një pozë topless në vaskë të mbushur me ujë.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel