Athinë, dështon protesta për Territorialen

30/07/2014 00:00

Ka dështuar protesta e shoqatave të ashtuquajtura “vorioepiriote”, kundër reformës territoriale shqiptare.

Sipas njoftimit të këtyre shoqatave, protesta ishte paralajmëruar jashtë zyrave të Bashkimit Europian në Athinë, por në protestë nuk pati fare pjesëmarrje, madje dhe vet organizatorët mungonin.

Kjo dëshmohet edhe nga pamjet e filmuara prej operatorit tonë në Athine, Ilia Poci, ku duket qartë mungesa e protestuesve.

Policia, që ishte njoftuar për tubimin, tha se për arsye të mungesës së protestuesve, nuk pati ndërprerje të qarkullimit në rrugën “Vasilis Sofias” dhe as ndonjë masë për ruajtjen e rendit në zonë.

Projekti i qeverisë shqiptare për reformën territoriale është kontestuar nga një pjesë e shoqatave të minoritarëve grekë që jetojnë në Greqi, të disa klerikëve ortodoksë, dhe grupimeve ektremiste të djathta.

Kryesisht, reagimet kanë qenë për zonën e Himarës dhe bashkimit të saj me Vranishtin, por edhe për pjesë të tjera të Jugut të Shqipërisë.

Top Channel