Shembet hyrja e tunelit të HEC-it

30/07/2014 00:00

Tre punonjës të hidrocentralit të “Qafë Mollës” në Rrëshen humbën jetën në mbrëmje teksa ishin duke punuar në brendësi të tunelit.

Ngjarja e rëndë, sipas policisë, ndodhi rreth orës 20:20 pas shembjes se hyrjes së Tunelit që po ndërtohet në këtë zonë.

Policia tha se si pasojë e një shembje dherash humbën jetën dy punëtorët shqiptarë, Ndue Legisi dhe Pjeter Doda dhe një punëtor turk.

Ndërkaq po vijojnë hetimet për të zbardhur ngjarjen tragjike, e cila ndodhi në thellësinë 1500 metra.

Punimet për ndërtimin e këtij hidrocentrali kishin nisur gati dy vjet më parë. Banorët e zonës kanë protestuar disa herë, jo vetëm për kompensimin e tokave. Hidrocentrali ishte dhënë me koncesion nga qeveria e mëparshme, por ndërtimi i tij ka hasur kundërshtinë e banorëve të zonës.

Top Channel