Veronica dhe Berlusconi takohen në ditëlindjen e vajzës

31/07/2014 00:00

Nuk takoheshin prej një kohe shumë të gjatë. Veronica Larion dhe Silvio Berlusconin i ka bashkuar ditëlindja e vajzës së tyre, Barbara. Në 30-vjetorin e vajzës duket se dy ish-bashkëshortët kanë shkëmbyer shumë pak batuta.

Heshtje totale, me sa duket, edhe për procesin “Ruby” të kavalierit Berlusconi. Gjithsesi, sipas burimeve, ata kanë folur për gjendjen aktuale të tij.

Sipas disa burimeve, që kishin qenë të pranishëm në festën e 30-vjetorit të vajzës së tyre, Veronica e ka pyetur ish-bashkëshortin e saj: “Është e vërtetë që do të martohesh?”. Por, përgjigjja e Berlusconit për Veronican duket se ka qenë: “Pas martesës së fundit ndjehem pak i dobët”. Dhe më pas ka ardhur momenti i prerjes së tortës për ditëlindjen e Barbaras.

FOTO GALERI
1/4
Veronica dhe Berlusconi takohen në ditëlindjen e vajzës

Top Channel