Sarkozy, kontroll “xhevahirëve” të tij

31/07/2014 00:00

Harrojeni klasin e ish-presidentit francez, Nicolas Sarkozy. Ai ndodhet me pushime në Cap Negre, në shtëpinë e vjehrrës Marisa, mamasë së Carla Brunit. Por, presidenti është kapur në flagrancë nga paparacët, gjatë një momenti të papërshtatshëm, duke i bërë kontrollin “xhevahirëve” të tij.

Në fakt, nuk është një moment i artë për Nicolas Sarkozy. Opinioni publik nuk harroi ta kritikojë, pas publikimit të një fotoje pak ditë më parë, kur shëtiste me një motorr Vespa me bashkëshorten Carla, por pa kaska.

50-vjeçari me një fizik të mirë ka përfituar për t’u relaksuar përpara se t’i rikthehet rutinës. Carla Bruni, gjithsesi, duhet të jetë e qetë, sepse Sarkozy, i njohur si një mashkull joshës, nuk po shfaqet në më të mirën e mundshme kohët e fundit.

FOTO GALERI
1/5
Sarkozy, kontroll xhevahirëve të tij

Top Channel