Vetëvritet motra e aktores Drew Barrymore

31/07/2014 00:00

Jessica Barrymore, 47 vjeçe, motra e aktores së famshme Hollivudiane Drew, është gjetur pa jetë brenda makinës së saj, në një parking në San Diego.

Pranë saj edhe një grusht me ilaçe, që bwjnw tw mendohet se ajo mund të jetë vetëvrarë. Pas lajmit të publikuar, aktorja Drew Barrymore ka lëshuar një komunikatë për shtyp: “E kam takuar pak herë në jetë. Jam e pikëlluar për humbjen e Jessica-s”.

Sipas “ABC 10News”, policinë e ka lajmëruar një fqinje, që nuk arrinte të dilte me makinën e saj, sepse e kishte bllokuar ajo e Barrymore. Pas kontrollit, gruaja ka gjetur trupin e pajetë të Jessica-s.

FOTO GALERI
1/6
Vetëvritet motra e aktores Drew Barrymore

Top Channel