Gjermania U-19, kampione e Europës

01/08/2014 00:00

Gjermania ka fituar Kampionatin Europian për 19-vjeçarë. Panzerat e vegjël mundën në finale 1-0 Portugalinë në Budapest.

Gjatë 45 minutave të para gjermanët ishin më kërkues dhe përpjekjet e tyre u shpërblyen në minutën e 39-të, duke shënuar me anë të Hany Mukhtar. Ky do të ishte edhe goli i vetëm në këtë takim, pasi gjermanët do të mbroheshin mirë në pjesën e dytë, duke mos lejuar portugezët të barazonin shifrat.

Ky ishte titulli i dytë Kampion Europe për Gjermaninë në kategorinë e 19 vjeç. Për herë të parë ata e fituan këtë trofe në vitin 2008. Pas kësaj fitoreje gjermania duket se do të vazhdojë të jetë në elitën e futbollit botëror me plotë talente premtues.

Top Channel