“Dua një cigare dhe një parashutë”

01/08/2014 00:00

Një avion i linjës Tunizi-Skoci kreu ulje të detyrueshme pas kërcënimit me anë të një këmbe prostetike të një pasagjereje të dehur.

Pasagjerja 48-vjeçare goditi me këmbën prostetike stafin e avionit pas refuzimit të stjuardesave për ta lejuar që të ndezë një cigare.

Më vonë, pasagjerja kërkoi t’i jepej një parashutë se do të hidhej nga avioni dhe nisi të kërcënojë pasagjerët e tjerë. Ekuipazhi ndërhyu duke e neutralizuar atë, ndërkohë që piloti kreu ulje emergjence në Gatwick dhe jo në destinacionin përfundimtar, Edinburg.

Top Channel