Vlora e Luftës së Parë Botërore

01/08/2014 00:00

Një ekspozitë me fotografi të kohës së Luftës së Parë Botërore ku në objektiv ka qënë zona e Labërisë është hapur në shëtitoren e Vlorës.

Organizator i këij aktiviteti ka qënë kreu i Agjensisë së Turizmit, Auron Tare, i cili ka arritur të sigurojë dhe prezantojë për herë të parë fotografi të asaj që është quajtur dhe “Lufta e madhe”, për këtë arsye dhe emri i ekspozitës ka marrë emrin “Përthyerje të mëdha”.

Fotografitë janë siguruar nga arkivi i shtetit italian dhe paraqesin zona të ndryshme të qytetit bregdetar, ndërkohë që shihet zhvillimi duke nisur që nga rrjeti hekurudhor dhe deri te garat me kuaj. Në fotografi shfaqet dhe bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Italisë si dhe veprat e mëdha të ndërtuara që në atë kohë si rruga e Llogarasë apo tuneli i Ujit të ftohtë.

Aktiviteti ka pasur dhe shumë vizitorë të cilët shfaqën interes për këtë lloj ekspozite pasi për herë të parë shikonin imazhe të para 100 viteve ku tregohej jo vetëm lufta, por edhe tradita e kohës.

Top Channel