100 vjet më parë, 385 fshatra në Jug të vendit ranë prè e masakrës së Luftës së Parë Botërore, ku, pas 6 muajsh rezistencë, banorët braktisën fshatrat e tyre, moment që u shfrytëzua nga Greqia për të zgjeruar kufirin territorial në brendësi të Shqipërisë.

Kjo datë është përkujtuar nga banorët e fshatit Borsh të Sarandës, si risjellje në kujtesë e sakrificave të të parëve për kombin shqiptar.

Përpara të rinjve, që më së shumti ishin të pranishëm në këtë aktivitet, profesor Astrit Leka, i njohur për kontributin e tij në vendosjen e bustit të Skënderbeut në Gjenevë dhe të tjera kryeqytete europiane, iu kujtoi se ajo që i çon kombet përpara është atdhedashuria.

“Në ditët e sotme, ajo që do ta shpëtojë Shqipërinë është atdhedashuria, me të luftohet edhe korrupsioni, apo fenomene të tjera negative të këtij vendi”, tha profesor Leka.

Nga ky takim, banorët e Borshit kanë përshëndetur edhe ndarjen e re territoriale, veçanërisht përkatësinë e zonës së tyre në të.

Top Channel