Holanda prezanton stafin e ri teknik

01/08/2014 00:00

Ruud van Nistelrooy dhe Danny Blind do të jenë ndihmësit e trajnerit Guus Hiddink në kombëtaren holandeze sipas Federatës së Futbollit të Holandës (KNVB).

Hiddink u emëruar trajneri i ri i “Portokallinjve” pas përfundimit të Botërorit “Brazil 2014”, ku Holanda e drejtuar nga Louis van Gaal zuri vendin e tretë.

“Shkolla holandeze e futbollit është shumë e mirë, por duhet më shumë për t’i mbijetuar konkurrencës”, tha Hiddink në prezantimin e tij.

KNVB-ja bëri të ditur se Hiddink do të jetë në krye të kombëtares deri në përfundim të EURO 2016 e më pas vendin e tij do e zërë Danny Blind.

Top Channel