Turi i Veliajt “Punë të mbarë”

01/08/2014 00:00

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, ka nisur nga qyteti i Gjirokastrës turin “Punë e mbarë”, si një nismë vizitash në të gjitha ato biznese që përfituan nga Fondi i Nxitjes së Punësimit, ku sipas qeverisë janë më shumë se 3 mijë njerëz.

Vizitën e parë Veliaj e bëri në një biznes fason të zonës, i cili u shpall fitues për të përfituar nga fondi 2.7 milionë dollarë, por që vetëm pak kohë më parë rrezikonte falimentimin.

Ministri Veliaj tha se e fillonte këtë tur në Gjirokastër për t’i treguar të gjithë shqiptarëve se kush janë përfituesit dhe 3 mijë të punësuarit nga Fondi i Nxitjes së Punësimit.

Ai shtoi se në vjeshtë, për Fondin e Nxitjes së Punësimit do të vihen në dispozicion edhe 5 milionë dollarë. “Prandaj, të gjitha bizneset të informohen tek zyrat e punës se çfarë mund të ofrojë Fondi i Nxitjes së Punësimit”, tha Veliaj.

Top Channel