Dy adoleshentë rusë kanë arritur të gjejnë mundësinë që të shijojnë detin pa dalë fare nga shtëpia.

Dyshja kreative vendosi ta shndërronte një nga dhomat e shtëpisë në një pishinë të madhe duke mbuluar tapetin, mobiljet dhe pajisjet elektrike me qese dhe duke mbushur me ujë dhomën.

Fotografitë e tyre duke shijuar dhomën-pishinë janë shpërndarë në të gjithë botën pasi djemtë i postuan fillimisht në profilet e tyre nëpër rrjetet sociale.

Por, ky kreativitet i adoleshentëve rusë nuk është pritur mirë. Komentues të ndryshëm të këtyre fotove kanë shkruar: “Kjo gjë nuk ka për të përfunduar mirë! Sasia e madhe e ujit ka për të shkaktuar probleme. Si do e nxjerrin gjithë atë ujë më pas?”

FOTO GALERI
1/2

Top Channel