Christina Aguilera pozon krejtësisht nudo

01/08/2014 00:00

Christina Aguilera kërkon të festojë shtatzëninë e saj të dytë me sa më pak rroba të jetë e mundur. 33-vjeçarja i është bashkuar nënave të tjera të famshme të cilat kanë pozuar nudo gjatë pritjes së fëmijës dhe ka vendosur të tregojë format e saj të reja.

Këngëtarja e famshme ka pozuar krejt e zhveshur për revistën ‘V’ duke treguar barkun e fryrë në një foto bardhë e zi.

Mendohet se Christina do e lindë fëmijën e saj të dytë gjatë muajit gusht.

Ajo ka një djalë 6-vjeçar me ish-bashkëshortin Jordan Bratman.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel