Një projekt, i cili ka në qendër zhbllokimin e sekreteve të ADN-së njerëzore, është në proces në qendrat mjekësore, në Britaninë e Madhe.

Ato janë ngritur në të gjithë Anglinë, duke përfshirë edhe Njukasëllin, Kembrixhin dhe Londrën, nga ku kryeministri David Cameron ka thënë se “do ta shihni se si Anglia do të çojë botën në hulumtimin gjenetik brenda disa viteve”.

Zbërthimi i kodeve gjenetike të njerëzve me kancer, apo sëmundje të rralla, janë ndër objektivat kryesorë të tyre. Kështu do arrihet të kuptohet, nëse sëmundjet në fjalë janë gjenetikisht të trashëguara, apo jo, dhe sa do të jetë jetëgjatësia e personave të prekur.

Top Channel