“Djali-kukull” nxjerr në treg kukullën e tij

02/08/2014 00:00

Modeli Celso Santebanes do të nxjerrë në treg kukullën e tij pasi ka shpenzuar rreth 50 mijë dollarë për t’i ngjarë vetë kukullës Ken, të dashurit të Barbit.

20-vjeçari ka bërë disa operacione në fytyrë dhe ka vënë silikon në gjoks për t’u dukur si një kukull e vërtetë. Tashmë, ky i fiksuar pas Kenit do të nxjerrë në shitje kukullën që do të mbajë emrin e tij, Celso.

Foton e kukullës ai e postoi në Instagram.

Braziliani tha: “Kisha ëndërr të bëhesha model dhe ia arrita, por nuk e prisja kurrë që të kisha një kukull timen.”

FOTO GALERI
1/2

Top Channel