Britani, vjen “parfumi i mafies”

02/08/2014 00:00

Quhet “Sicilian Limes” dhe është parfumi më i ri i prodhuar nga londinezët e “Shay&Blue” dhe vjen si një fragrancë që ka aromën e limonave që rriten në Siçili.

Kjo gjetje e shtëpisë së marketingut londinez ka shkaktuar shumë polemika dhe në ambalazhim shkruhej se kjo aromë mund të “shkaktojë hakmarrje”.

Ideja ishte e sipërmarrësve britanikë Dom De Vetta dhe Julie Masse për të tërhequr sa më shumë klientë.

Publiciteti i parfumit, pas kritikave të shumta është korigjuar duke u quajtur nga “shtëpia e mafies” në “ishullin e Siçilisë”.

Top Channel