SHBA, zbulohet misteri i gruas me të zeza

02/08/2014 00:00

Elizabeth Poles, një grua e ve 56 vjeç dhe nënë e 2 fëmijëve është bërë e famshme pasi një numri të madh njerëzish i ka bërë përshtypje kur e kanë parë në rrugë dhe “online” ka nisur edhe përshkrimi i rrugëtimit të “gruas me të zeza”.

Për javë me radhë ajo ka përshkuar në këmbë qindra kilometra  e veshur me të zeza duke kaluar shumë shtete të Amerikës dhe kjo shtuar kuriozitetin e shumë personave që kanë hapur një faqe në Facebook “Ku ndodhet gruaja misterioze me të zeza?” që ka marrë 64 mijë “like”. Por, tashmë misteri duket se ka përfunduar.
 
Në Uinçester në Virxhinia gruaja është ndaluar dhe është “shpëtuar” nga policia. Gruaja është nga Alabama dhe udhëtimi që ajo kishte ndërmarrë në këmbë ishte për të gjetur vetveten dhe kishte shprehur një dëshirë të vetme që të jetonte në paqe.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel