Ariu “hero” që shpëtoi korbin

02/08/2014 00:00

Një ari i murrmë u shndërrua në heroin e kopështit zoologjik të Budapestit në Hungari kur mori guximin dhe nxorri nga uji një korb që ishte duke u mbytur.

Një ari i murrmë u shndërrua në heroin e kopështit zoologjik të Budapestit në Hungari kur mori guximin dhe nxorri nga uji një korb që ishte duke u mbytur.

E gjithë skena është filmuar nga një vizitor i kopështit. Ariu përpiqet ta nxjerrë zogun që ishte duke u mbytur, por dështon në përpjekjet e parë dhe duket sikur tërhiqet, por më pas rikthehet dhe e pasi e kap me putrat e tij e nxjerrë me dhëmbë në sipërfaqe.

Operacioni i shpëtimit la për disa minuta të trullosur zogun, të cilit iu deshën disa minuta të merrte veten dhe të kuptonte se cfarë kishte ndodhur.

Kujdestarët e kopështit zoologjik shpjeguan gjestin e ariut duke thënë se korbin e shpëtoi kureshtja e kafshës, i cili me gjasë shpresonte që të ishte një sardele, një ndër ushqimet e tij të preferuara, dhe jo një zog.

Top Channel