Pavarësisht temperaturave jo të larta, Pogradeci, këtë fundjavë, ka qenë i tejmbushur nga pushuesit.

Qytetarë të moshave të ndryshme, pasi kanë lënë pas intensitetin e një dite të zakonshme, kanë zgjedhur bregun e liqenit të Ohrit, për të marrë rreze dielli dhe për t’u relaksuar.

Të vendosur përgjatë vijës breg-liqenore të Ohrit, pushuesit kanë nisur të shfrytëzojnë çdo mundësi çlodhjeje dhe argëtuese, ku natyrisht, të parët që e shijojnë këtë bukuri janë fëmijët.

Por, pavarësisht larmisë dhe mundësive të shumta, që ofron Pogradeci, mungesa e rojeve të liqenit mbetet një shqetësim për pushuesit, të cilët në çdo moment mund të rrezikohen.

Pogradeci, në verë, është  epiqendra e turizmit në rajonin juglindor. Resurset e shumta natyrore, uji i ëmbël i liqenit, por edhe klima e freskët në këtë zonë, tërheqin vëmendjen e mijëra turistëve, vendas dhe të huaj.

Top Channel