“Derisa vdekja të na ndajë!” Ky është premtimi i dhënë nga miliona çifte gjatë shkëmbimit të unazave, por Don dhe Maxine Simpson as vdekje nuk i ndau dot.

Çifti i të moshuarve amerikanë nga Kalifornia ndërroi jetë me katër orë diferencë në banesën e tyre në Bakersfield të kapur dorë për dore.

Historia e tyre është rrallë, ndër të paktat histori dashurie që i reziston viteve duke kaluar në krahët e njëri-tjetrit plot 62 vite.

“Thellë në zemër e dija çfarë do të ndodhte. Ata i bashkoi fati dhe ishin të pandarë me njëri-tjetrin. Jetuan bashkë si çift dhe vdiqën si të tillë”, rrëfen njëra prej mbesave të të moshuarve.

Dy javë më parë, Don ndjeu shqetësimet e para shëndetësore për shkak edhe të moshës. Ai u transportua në spital ku gjendja përkeqësohej dita-ditës. Në të njëjtën kohë, kanceri me të cilën bashkëshortja e tij Maxine po luftonte prej vitesh, avancon.

Mjekët u dorëzuan dhe njoftuan të afërmit e Maxine se asaj i kishin mbetur edhe pak ditë jetë. Duke i njohur dhe duke e ditur historinë e tyre, familjarët vendosin të përgatiteshin. Ata përshtatën një dhomë në banesë për t’i vendosur në krah të njëri-tjetrit, një kërkesë e hershme e Don dhe Maxine.

Dhe kështu ndodhi. Pak ditë para se të ndërronin jetë që të dy të moshuarit u rikthyen për herë të fundit në shtëpinë e tyre, pikërisht në dhomën ku kishin kaluar çastet më intime të jetës.  

FOTO GALERI
1/6

Top Channel